Nga shtypi
 
 
Hyrje e anetarit
Emri i Pёrdoruesit  
Fjalёkalimi  
   
 
 
 
Güncel
Për herë të parë në Kosovë: Të gjithë mësuesit Kosovar bashkë

Në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 24 Nëntorit, ditës së mësuesit dhe të 60 vjetorit të arsimit në gjuhën turke në Prishtinë u organizua një ceremoni dhe koktej i madh. Ceremonia dhe kokteji i organizuar nga Instituti Junus Emre, kontingjenti i policisë turke dhe shoqata e mësuesve turq ishte mjaft i rëndësishëm pasi qe hera e parë që të gjithë mësuesit Kosovarë mblidhen për të festuar ditën e mësuesit sëbashku.

 

Në ceremoni morën pjesë drejtori i Qendrës së kulturës turke Junus Emre, Doç. Dr. Ismet Biner, kryetari i kontingjentit të policisë turke me detyrë në Kosovë Hilmi Asllan, përfaqësues të ambasadës së Republikës Turke, Delegacioni i Ushtrisë Turke në Kosovë , TIKA,  shoqata e mësuesve turq në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqatave të ndryshme. Ceremonia filloi pas një minute heshtje dhe interpretimit të himneve kombëtare të Kosovës dhe Turqisë.

 

Fillimisht në skenë doli Osman Vitija, drejtori i shkollës fillore Elena Gjika, e vetmja që jep mësim në gjuhën turke. Pasi vlerësoi ceremoninë e kryer në këtë ditë të rëndësishme dhe kuptimplote Vitija tha se arsimimi në gjuhën shqipe dhe turke vazhdon dhe do të vazhdojë në tolerancë të plotë në shkollën fillore Elena Gjika.

 

Pas fjalimit të Osman Vitisë e mori fjalën Hilmi Asllan, kryetar i kontingjentit të policisë turke, i cili u shpreh se jemi mbledhur në këtë ditë të shënuar për të mos lënë vetëm mësuesit tanë të dashur në Kosovë. Asllani e vazhdoi fjalimin e tij duke cituar një fjalim të Mustafa Qemal Ataturkut:

“Kemi nevojë për dy ushtri që atdheu dhe shoqëria jonë të arrijë objektivin e vërtetë, lumturinë e vërtetë. Njëra është ushtria me ushtarë që të shpëtojë atdheun. Tjetra është ushtria e të diturve që do përgatisë të ardhmen e atdheut. Që  të dyja këto ushtri janë të vyera, supreme. Por cila nga këto ushtri është më e vlefshme? Cila është më e mirë nga tjetra? Pa diskutim që nuk mund të bësh një zgjedhje. Që të dy këto ushtri janë jetësore. Vetëm se ju ushtria e dijetarëve, për t’ju shpjeguar vlerën dhe madhështinë e ushtrisë te cilës i përkisni po ju them se jeni pjesa e asaj ushtrie që i tregon ushtrisë tjetër arsyen se pse vritet dhe vret.”

 

Asllani u shpreh se mësuesit, të cilët pas prindërve luajnë rol kryesor në përgatitjen e fëmijëve për të ardhmen, me anë të brezave cilësor që ata edukojnë do të japin një kontribut të madh pë paqen në botë dhe zhvillimin e vendit.

 

Në fjalim që mbajti Nursel Elmas, mësuese në Qendrën e kulturës turke Junus Emre në Prishtinë tha se : “Ndjej një kënaqësi shumë të madhe që jam bashkë me mësuesit tanë me një profesion kaq të veçantë e sublim në këtë 30 vjetor të festimit të ditës së mësuesit dhe 83 vjetorin e dhënies së titullit  “Mësues i Popullit” Ataturkut.”

 

Ahenk Dereli, përfaqësuese e ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë në fjalimin e saj vuri theksin tek vlerat e mësuesve dhe arsimimit duke u shprehur “Arsimimi është elementi kryesor që përshpejton ngritjen e shoqërisë dhe vendit në të gjitha fushat.”

 

Pas fjalimeve të rastit, nxënësit nga Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Mamusha, të cilët studiojnë në gjuhën turke, përgatitën një program artistik që u ndoq me kënaqësi nga të gjithë. Në programin ku u kënduan këngë në korr, recitale të shoqëruara me flaut dhe këngë të shoqëruara me kitare, u duartrokit për një kohë të gjatë baleti i performuar nga nxënës të vegjël të moshës 6-7 vjeçare. Fëmijët e vegjël të cilët luajtën edhe vallen Zejbek fituan dashamirësinë e të gjithëve.

 

Pas ceremonisë mësuesit dhe nxënësit morën pjesë në koktejin e përgatitur në Qendrën Kulturore Turke Junus Emre. Mësuesit të cilëve lumturia u lexohej në sy u shprehën se nuk kishin festuar asnjëherë më parë një ditë mësuesish kaq të  bukur.

Tarih : 30-Kasım-2011, 13:09
Okunma sayısı : 1287
 
 
Diğer Güncel Haberler
 
 
 

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Temsilcilikler
Türkçe Yeterlik Sınavı
FAALİYET TAKVİMİ
Rrjetet Sociale
Facebook
Twitter
Youtube
 
Videove